Humels kërcënon: O unë o Terziç te Dortmund

Mats Humels, qendërmbrojtësi veteran gjerman që udhëhoqi Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve, ka spikatur edhe një herë në formën e tij më të mirë sportive.

Megjithatë vazhdimësia e tij në klubin verdhezi është në pikëpyetje. Sipas informacioneve që vijnë nga Bundesliga, Humels ka vendosur një ultimatum të qartë: ose të shkarkohet trajneri Edin Terziç, ose do të largohet nga skuadra.

Marrëdhënia mes Humels dhe Terziç duket se ka arritur në një pikë kritike, me mbrojtësin që shpreh publikisht pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit. Ky ultimatum ka gjeneruar spekulime për të ardhmen e lojtarit 35 vjeçar te Borusia Dortmund.

Kampionate të tilla si ‘Major League Soccer’ (MLS) në SHBA apo edhe Arabia Saudite përmenden si destinacione të mundshme për mbrojtësin me përvojë.

Edhe pse ‘Sky Germany’ raporton se Terziç do të vazhdojë të drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm, pasiguria vazhdon për një rinovim të mundshëm. Tensioni mes trajnerit dhe lojtarit mund të jetë një faktor përcaktues në vendimin përfundimtar të klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!