Klose, legjenda merr timonin e Nurenberg

Miroslav Klose, ish bomberi absolut i Gjermanisë me 71 gola në 137 takime pasi mbylli me Lacion në 2016-të i është përkushtuar trajningut.

Pas disa eksperiencave si asistet te Gjermania e Bajern Mynih apo dhe trajner i parë te Altah në Austri, sot 46 vjeçari ka marrë drejtimin e Nurenberg në Bundesligën 2 gjermane.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në kanalet e tij zyrtare me Klose që pas firmës ka deklaruar:

“Dua të krijoj një lojë dinamike. Të kemi topin dhe të kemi dominim në fushë. Kjo është ajo që unë përfaqësoj si trajner.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!