Fëler: Franca favoriti i ‘Gjermani 2024’, Italia mund të luftojë me ne

Rudi Fëler, drejtori aktual teknik i Gjermanisë, ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku ka folur për pritshmëritë në Euro 2024:

“Për mua Franca është favorit i madh, ata mund të mos bëjnë ndonjëherë një lojë të bukur por ata kanë lojtarët më të fortë: skuadra është e pabesueshme. Ka nga pesë deri në shtatë skuadra që mund të luftojnë me ne, Italia, Holanda, Anglia, Portugalia, Spanja edhe kombëtare surprizë, si Austria apo Kroacia”.

Më pas ish bombëri i Leverkusen dhe ‘Pancerave’ flet për punën e bërë nga Spaleti:

“Nuk i kam parë miqësoret e fundit edhe pse para një turneu nuk je kurrë i shkëlqyer, sepse gjithmonë provon diçka. Por puna e Spaletit është aty për ta parë të gjithë, si ajo që bëri te Napoli. Italia është gjithmonë një skuadër e mirë, ata mund të bëjnë një përshtypje të mirë edhe në këtë kampionat europian.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!