Historike/ Otrant i Ulqinit ngjitet në Ligën e Parë malazeze
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/06/Otrant-24.jpg)
Ngjarje e madhe futbollistike për shqiptarët. Një tjetër emër i një skuadre shqipfolëse i bashkohet nivelit më të lartë të futbollit tej kufinjëve shtetërorë.
Të martën u arrit suksesi më i madh në historinë e futbollit ulqinak teksa Otrant-Olympic është ngjitur në Ligën e Parë të Malit të Zi.
Në play off ekipi nga Ulqini u përball me Mlladost Donja Gorica duke kaluar me fitoren në të vajtjes 1-0 dhe dje në Podgoricë 2-2.
Ky është suksesi i radhës në Mal të Zi për ekipet shqiptare pasi vetëm pak javë më parë Deçiç Tuzi u shpall kampion në ‘Prva Liga’ po për herë të parë. /Sportiim.al/