Paladino merr vendin e Italianos, Komiso falenderon dhe premton besnikëri Fiores
Prade: Tentuam të mbanin Italianon, tani radha e Paladinos
Daniele Prade drejtori sportiv dhe Alesandro Ferrari drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës – të cilët në konferencën për shtyp shpallën Rafaele Paladino si trajnerin e ri të Fiorentinës.
Ish trajneri i Monzës mori vendin e Italianos i cili u largua nga klubi Violë fill pas dështimit në finalen e Athinës nndaj Olimpiakos (1-0) për Conference League.
Nga ana tjetër vetë klubi i Monzës përshëndeti ish-trajnerin me një deklaratë: “AC Monza falënderon Raffaele Palladino me përzemërsi dhe vlerësim të madh profesional për dy vitet e mrekullueshme në Serie A dhe i uron atij çdo fat për të ardhmen”.
Ndërkohë një letër falenderimi për Italianon dhe stafin e tij ka lëshuar vetë presidenti Roko Komiso. Pasi ka deklaruar se nuk dëshiron ta shesë klubin ‘Viola’ ndër të tjera ka shkruar:
“Një sezon tjetër ka përfunduar dhe unë do të doja të falënderoja, siç bëra personalisht menjëherë pas ndeshjes në Athinë, të gjithë djemtë, trajnerin dhe stafin e tij, bashkëpunëtorët e mi dhe të gjithë ata që punojnë për ne për angazhimin dhe seriozitetin e tyre që gjithë sezonin ia kushtuan Fiorentinës.”