‘Euro 2025’/Shqipëria U21 para duelit me Malin e Zi, Bushi fton Qefalinë

Shqipëria U-21 po përgatitet në kuadër të sfidës kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Malit të Zi dhe miqësores me Lihtenshtejnin.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që me grupin të bashkohet edhe Klevi Qefalija, i cili do të zëvendësojë mesfushorin e  Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, që u largua nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi.

Grupi ka kryer stërvitje intensive nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë. Ditën e nesërme ekipi do të udhëtojë drejt Podgoricës, aty ku do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena”.

Ndeshja miqësore me Lihtenshtejnin do të zhvillohet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!