Pas testit me azerët, Kombëtarja niset drejt Kaizerau-t për javën anti Itali

Mundi 3-0 Lihtenshtejnin në Haladas (Hungari) dhe tani kombëtarja kuqezi pas rikthimit në Grac (Austri) po bën gati seancat e zakonëshme përgatitore jo vetëm në sherbim të ndeshjeve zyrtare të Grupit B (Itali, Kroaci e Spanjë) por dhe për testin e datës 7 qershor po në Haladas parashikuar me Azerbajxhanin (19:00).

Më pas, më 8 qershor, skuadra dhe delegacioni që shoqëron, do të fluturojë drejt Gjermanisë për t’u akomoduar në residencën e fshatit Kaizerau. Aty ku kushtet duken optimale me qytezën që figuron 12 kilometra larg Dortmundit.

Pikërisht në ‘Iduna Park’ (shtëpia e Borusia Dortmund),Shqipëria luan ndeshjen e parë në Grupin B me Italinë (15 qershor, 21:00).

Në fakt, përpara se Kombëtarja të akomodohet në fshatin e njohur për minierat e qymyrit, duhet që përmes trajnerit Silvinjo të depozitojë në UEFA me 7 qershor listen finale me 26 futbollistë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!