Maradona/ Del në ankand “Topi i Artë” i Kupës së Botës ’86
Gjykata në Nanterre, Francë, ka vendosur që ankandi i Topit të Artë që i është dhënë të ndjerit Diego Maradona pas Kupës së Botës 1986, mund të zhvillohet siç ishte planifikuar, pavarësisht kundërshtimit nga trashëgimtarët e tij.
Avokati i tyre i tha Associated Press të enjten. Trashëgimtarët e Maradonës u përpoqën të ndalonin ankandin e Topit të Artë që ai mori si lojtari më i mirë i Kupës së Botës 1986 duke nisur procedurat ligjore urgjente. Avokati Gilles Moreu i tha AP se vendimi i gjykatës “nuk ishte i favorshëm për trashëgimtarët e Diego Maradona”.
Trofeu më pas do të nxirret në ankand të enjten e ardhshme në Paris nga shtëpia e ankandeve Aguttes. Topi i Artë i Maradonës ishte zhdukur për dekada në rrethana misterioze (1989), vetëm për t’u rishfaqur kohët e fundit. Trashëgimtarët e Maradonës pretendojnë se trofeu ishte vjedhur dhe se pronari aktual nuk kishte të drejtë ta nxirrte në ankand.
Aguttes sipa Sportmediaset u përgjigj, se trofeu u rishfaq në vitin 2016 mes subjekteve të tjera të blera nga një koleksion privat në ankand në Paris. Avokati Moreu tha se presidenti i gjykatës së Nanterres, konsideroi se pronari aktual i trofeut, i identifikuar si zoti Benchaieb “duhet të konsiderohet i besueshëm”. Shtëpia e ankandeve Aguttes ka pohuar gjithmonë se kur bleu trofeun vite më parë, nuk ishte në dijeni se ishte vjedhur.