Histori e re helene, Olimpiakos fiton Conference League

Finale në Athinë: Olimpiakos- Fiorentina 1-0 (EL Kabi 116′)

Në Athinë ka një histori të re. Për herë ë parë një skuadër greke ia del të fitojë një trofe të UEFA-s dhe këtë e bën ekipi më i titulluar në tokën helene Olimpiakos i Pireut.

Këtë mbrëmje në stadiumin e AEK, skuadra e Hoze Mendilibarit arrin të mundë në kohën shtesë Fiorentinen e Vinçenco Italianos me shifrat 1-0. Autori i golit marokeni EL Kabi në të 116′-ën.

Fiorentina edhe pse ishte më kërkuese, për të dytin vit radhazi humbet një finale të këtij turneu,teksa ezonin e kaluar u mund nga Uest Hem 1-2 në Pragë. E përsërit sërish, këtë edicion me Olimpiakos. Festa në kampin bardhekuq, legjitime.

Ndërkaq me humbjen e Fiorentinës në finalen e Ligës Concerence, Torino nuk do të luajë në Europë vitin e ardhshëm. Rruga e vetme e tyre ishte e mundur vetëm nëse Viola do të kishte fituar finalen, duke u kualifikuar kështu në Ligën e ardhshme të Europës e lënë vendin Torinos në Conference League. Prandaj do të jenë tetë ekipe italiane në Europë vitin e ardhshëm./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!