‘Golbe Soccer Awards’ për europën, “Hejsel” ka një këngë,dëmtohet…

Sulmuesi i Napolit ndër më të kërkuarit në merkato Viktor Osimhen përfundon sërish i dëmtuar. Sulmuesi ka lënë grumbullimin e kombëtares nigeriane, e angazhuar në kualifikueset për Kupën e Botës 2026 dhe është zëvendësuar nga Kenet Igboke. Për futbollistin është raportaur më së paku një muaj pushim.

Një këngë për të kujtuar tragjedinë në Hejsel, stadiumi i Brukselit ku më 29 maj 1985, gjatë finales së Kupës së Kampionëve mes Juventusit dhe Liverpulit, për shkak të trazitrave të shkaktuara nga huliganët anglezë, humbën jetën 39 persona, si dhe qindra të plagosur. Për 39-vjetorin u përkushtua Ribelli d’Indastria, grup roku nga Torino.

U zhvillua këtë mbrëmje ceremonia ‘Globe Soccer European Awards’ në Hotel Cala di Volpe, në Sardenjë. Ai që i paraprin ceremonisë finale të Globe Soccer në Dubai.

U dhanë dhjetë çmime ndërkombëtare. Gjashtë çmime nga La Liga spanjolle (bashkëorganizatore për Europën).

“Lojtari i Vitit” u shpall Xhud Belingham i Real Madrid në La Liga. Luçiano Spaleti fitoi çmimin e karrierës si trajner, Mikel Arteta u shpall si trajneri më i mirë në Premier League. 

Sakaq, Atalanta u shpall si skuadra surprizë e sezonit ndërsa Mançester Siti fitoi çmimin si skuadra më e mirë për sezonin e fundit. Ksabi Alonso spanjolli i pankinës së Leverkusen u shpall si trajneri më i mirë i sezonit. 

Lamine Jamal i Barcelonës u shpall si “Lojtari më i Mirë U23”. Çmimin e lojtarit më të mir e fitoi Kilian Mbape. Në ceremoni i pranishëm edhe ish drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!