Shpëtoi Burrelin, Hima largohet nga matjanët për në…Superiore

Me Klevis Himën në timon, teksa i’u bashkua Burrelit në momente të vështira, skuadra matjane ia doli të ruajë kategorinë dhe të nisë e qetë pushimet.

Mipro trajneri i apasionuar mësohet se e ka mbyllur definitivisht aventurën me klubin duke vendosur të përqëndrohet gjetkë.

Shtysë për ndërprejen duket se ka edhe fakti që drejt kurbinasit ka patur kërkesa të tjera dhe kjo situatë e re e ka tunduar Himën 31 vjeçar.

Një ekip në Kosovë, një tjetër në Superioren shqiptare por dhe një klub me emër në Kategori të Parë janë pistat e reja për teknikun që ka punuar me Nicën, Starovën, Cungun, Josën, Mezanin. Mbetet për t’u parë se ku do të ndalet Hima. Nga Burreli largohet si fitues…/Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!