Lista e Portugalisë, Ronaldo ‘Euro’ numër 6-të
Trajneri spanjoll i Portugalisë Roberto Martinez shpalli listën e Portugalisë për Euro 2024. Pak befasi dhe shumë besim te elementë me moshë të madhe si Pepe dhe Ronaldo.
Kristiano Ronaldo është gati të thyejë rekorde të reja. Ylli i Al Nasr është përfshirë në listën e skuadrës së Portugalisë për Euro 2024, gjë që do t’i lejojë atij të luajë kampionatin e gjashtë evropian në karrierën e tij, duke përmirësuar më tej rekordin prej pesë, tashmë të tij nga Euro 2021.
Ronaldo, 39 vjeç, nuk do të jetë lojtari më i vjetër në skuadër, pasi në mesin e 26 të zgjedhurve të trajnerit Martinez është edhe shoqëruesi i tij nga një mijë beteja, Pepe, i cili është 41 vjeç.
Megjithatë, prania e sulmuesit të Al Nasr, 42 gola në 42 paraqitje sezonale për klubin saudit, nuk kishte qenë asnjëherë në diskutim. CR7 në fakt udhëhoqi Portugalinë si kapiten gjatë gjithë fazës kualifikuese, duke shënuar 10 gola në 9 ndeshje me katër rrjeta kundër Lihtenshtejnit, Luksemburgut, Bosnjës dhe Sllovakisë. Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares portugeze, si dhe të të gjitha ekipeve kombëtare: 128 gola në 206 paraqitje.