Fitojnë në ‘Play Off’, Besa e Lushnja në Kategori të Parë

Finale play off:

Besa- AF Luftëtari 3-1

Lushnja- Iliria 2-0

Finale të denja për qëndrimin në Kategori të Parë për Besën e Kavajës dhe Lushnjën.

Përballë dy skuadrave të njohura ishin vendosur në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë dy ekipet e ardhura nga faza play off e Kategorisë së Dytë: AF Luftëtari dhe Iliria.

Në fakt, në fushë si Besa ashtu dhe Lushnja e nisën me gol duke hipotekuar paraprakisht biletat përkatëse. Me kalimin e minutave në Vlorë, aty ku Besa mposhti gjirokastritët 3-1, diferencat ishin të dukëshme me kavajasit të cilët konkluduan lehtë për të ruajtur vendin e tyre në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë në Rrogozhinë edhe pse lagunaërt e teknikut Gugash Magani udhëhoqën që nga minuta e 4-ët, beteja për biletën e nivelit të dytë të futbollit në vend ishte tërësisht në pikëpyetje deri në fund teksa verdhjeshilët shënuan dhe të dytin. Në këtë takim nervozizimi ishte prezent pasi skuadra fushëkrujase kontestoi disa herë arbitrimin e Jorgjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!