Finale për Besën e Lushnjën, sot dy biletat e fundit të së Parës

  • Lushnja dhe Besa për të mbrojtur kategorinë, Iliria e Luftëtari sfidantë jo të të lehtë

Duket një kampionat më vehte. Që nga finalja e Kupës së Shqipërisë, fituar nga Egnatia te prag faza ‘Final Four’, e deri te kalvari i gjatë i play off-ve në të gjitha nivelet.

Sot radhën e kanë dy përballjet finale ‘play off’ për dy biletat e fundit që të sigurojnë pjesëmarrjen për edicionin e ri në Kategori të Parë.

Në Rrogozhinë me fillim orën 16:00 zhvillohet ndeshja Lushnja- Iliria e Fushë Krujës ndërsa po në këtë orar, finalja tjetër ndërmjet Besës dhe AF Luftëtarit të Gjirokastrës në stadiumin ‘Flamurtari’ të Vlorës..

Sipas rregullores së Departamentit të Garave në FSHF, fituesi në këto dy takime duhet të dalë në 90′. Nëse ka barazim ka shtesë 2×15′ e më pas po në rast ‘X’-i goditen penalltitë.

Kategoria e Parë, finale Play Off:

16:00

Lushnja- Iliria (në Rrogozhinë)

Besa- AF Luftëtari (në Vlorë)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!