Flamurtari kalon Apoloninë, të dielën ndaj Laçit bileta e fundit Superiore

Apolonia- Flamurtari 0-0, 3-4 penallti

U zhvillua sot në orën 16:00 finalja e “Play Off”, mes Apolonisë dhe Flamurtarit për të gjetur skuadrën fituese që do të përballet në një finale me Laçin të dielën në fushën e bardhezinjëve.

Dueli i luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” nuk prodhoi gola në 90 minuta por dhe në dy shtesat nga 15′.

Në fund, Flamurtari fitoi me penallti duke prekur finalen me kurbinasit. Padiskutim heroi i vonjaëtëve në këtë takim ishte protieri Aldo Teqja me dy penallti të pritura dhe një të realizuar.

Për kronikë, Frashëri për dy kartonë të verdhë, konvertuar në të kuq, la me 10 futbollistë ekipin e Flamurtarit që nga minuta e 74′.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!