Modriç legjendë te Reali, kalon Pushkash dhe…

Luka Modriç përfundimisht është kthyer në legjendë e patjetërsueshme e Real Madridit. Mesfushori kroat ka veshur ‘Camiseta Blanca’ për 12 sezone dhe ka fituar mbi 20 tituj të ndryshëm. Ai vazhdon të bëjë diferencën pavarësisht moshës, falë vizionit të tij të jashtëzakonshëm të lojës dhe teknikës së tij brilante.

Dje u fut si zëvendësues, duke gjetur rrugën për t’i shërbyer Rodrigos në zonë: braziliani u rrëzua më pas nga Kim dhe Vinicius e shndërroi penalltinë për finalen 2-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales kundër Bajernit.

Me 38 vjeç e 234 ditë, ai dje u bë lojtari më i vjetër që luajti një ndeshje në kompeticionin më të lartë europian për Real Madridin, duke kaluar Ferenc Pushkashi-in historik, i cili doli në fushë me 38 vjeç e 229 ditë. Sulmuesi legjendar hungarez bëri 39 paraqitje në Kupat Europiane, duke shënuar 35 gola dhe duke fituar tre tituj midis viteve 1959 dhe 1966.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!