Barcelona përmbys PSG-në, Atletiko fiton me Dortmund
- Ndeshjet e vajtjes së turit çerekfinal të Ligës së Kampioneve (pas Real- Siti 3-3 dhe Arsenal- Bajern 2-2 luajtur dje) përmbushën pritshmëritë këtë mbrëmje në Madrid dhe Paris.
Në “Metropolitano” në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve mes Atletikos së Madridit dhe Dortmundit, vendasit e Simeones i’a dolën të fitonin 2-1. Golat; De Paul 4′ dhe Lino 32′ ndërsa për gjermanët, golin e vetëm e shënoi Haller në të 81′-të duke mbajtur gjallë shpresat për në gjysmëfinale.
Ndërkohë në të njëjtën orë (21:00) u luajt edhe sfida tjetër në Paris ndërmjet PSG- Barcelona. Në “Parc des Princes” Blaugranët arritën të kalonin përpara me Rafinjën kur luhej e 37-‘ta.
Për të kaluar te starti ‘zjarr’ i së dytës teksa në harkun e dy minutave (48′ dhe 50′) ishi Dembele dhe Vitinja përmbysën shifrat në 2-1. Megjithatë skuadra katalanese e Ksavit u shfaq e motivuar dhe arriti të shënojë golin e barazimit sërish me Rafinjën në të 62’të.
Përmbysja e dytë brenda kësaj ndeshjeje erdhi në të 77′-ën ndërsa Kristensen me kokë gjeti rrjetën e Donarumës për 2-3 final./Sportiim.al/