Superiorja në javën e “ferrit”, Partizani- Tirana të premten
Abissnet Superiore ka hyrë në fazë intensive. Kryesisht për skudrat që luftojnë për ‘Final Four’ dhe ato që do duhet të shpëtojnë kategorinë. Kjo javë, e 24 -ta në radhë, do të jetë e gjtha e pa deshifrueshme.
Të 5-ta duelet nisur nga derbi numër 173, Partizani- Tirana (të premten) e deri te sfida e fundit, katërcipërisht pa asnjë favorit.
Nis Teuta- Kukësi të premten në orën 16:00. Duel i qartë për fatet e dy skuadrave në rrugëtimin për të mos u rrëzuar. Disa orë më vonë në ‘Air Albania Stadium’, titanët; Partizani e Tirana, për një tjetër duel pa favorit.
Një ditë më pas, të shtunën, Laçi pret Dinamon (13:30), aty ku luhet për një “tako” (kupto stakim për objektivin final 4). Sikundër dhe dueli në Rrogozhinë ndërmjet Erzenit dhe Skënderbeut (13:30).
Ndërkohë, në 17:00, sfida e Shkodrës me Vllazninë e cila do ketë hyrë në ditën e parë të vitit të themelimit të 106-të (Vllaznia feston të premten 16 shkurt 105 vjetorin e themelimit). Përballë do të ketë Egnatian kryesuese por dhe këtu, parë ecurinë e kuqebluve javët e fundit, nuk shihet askund ekipi favorit. Thjesht, një javë shumë e komplikuar për ata që bëjnë…llogari. /Sportiim.al/
Java e 24-ët:
Të premten:
Teuta- Kukësi 16:00
Partizani- Tirana 19:00
Të shtunën:
Laçi- Dinamo 13:30
Erzeni- Skënderbeu (në Rrogozhinë) 13:30
Vllaznia- Egnatia 17:00
Klasifikimi pas javës së 23-të (Skënderbeu dhe Dinamo, një ndeshje më pak)