Mazari rikthehet te Napoli, De Laurentis i uron…

Bie pista Tudor, Mazari rikthehet në krye të Napolit

Me postimin e zakonshëm në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka njoftuar rikthimin e Valter Mazarit në pankinën e klubit italian, me një frazë të thjeshtë: “Mirë se erdhe sërish Walter!”.

Më pas dhe klubi i Napolit në kanalet e tij zyrtare ka dalë me njoftimin:
Mazari është trajneri i ri i Napolit. Mirë se u ktheve”.

62 vjeçari e ka drejtuar nga 2009 deri në 2013 ekipin e Napolit me të cilin fitoi dhe një Kupë të Italisë (2012). Asokohe te Napoli, luante shqiptari Blerim Xhemaili. Mundi në finale Juventusin me rezultatin 2-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!