Duka mes ‘Dardanëve’, Kombi i bashkuar …sportivisht

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka qenë sot në vizitë tek Dardanët duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen e fortë që kanë futbolli shqiptar me atë të Kosovës.

Lajmin për vizitën e ka dhënë udhëheqësi i Dardanëve, Lulëzim Berisha.

“Zëvendëspresidenti i UEFA-s dhe njëherësh shefi i futbollit shqiptar, Armand Duka, na nderoi me vizitën e tij te fanclub-i i Dardanëve në shoqërinë e presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Është vërtet kënaqësi të shohesh kur shqiptarët bëjnë progres kaq të madh në institucione ndërkombetare dhe kjo serish nuk i pengon të mbetën të përulur dhe në shërbim të përmirësimit të futbollit duke i harmonizuar veprimet me njëri-tjetrin.

Kjo fotografi është imazhi më i mirë i një bashkimi modern mes shqiptarëve që angazhohen e punojnë për të mirën e përbashkët pavarësisht çfarë thonë gojët e liga”, ka shkruar Lulëzim Berisha në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!