Presidenti i Federatës Çeke: Udhëtimi në Tiranë për guximtarët

Petr Fousek : “Besoj fort se do të japim gjithçka në Shqipëri dhe më pas në shtëpi me Ishujt Faroe. Nuk do të nënvlerësojmë askënd”

Pak ditë më parë Republika Çeke publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e 12 tetorit në Tiranë me Shqipërinë dhe më 15 tetor në shtëpi me Ishujt Faroe. Sulmuesi i Leverkusen Patrik Shik mungesa e madhe…

Sidoqoftë te rivali i ardhëshëm i Shqipërisë për kualifikueset e ‘Euro 2024’ në Gjermani, janë të shqetësuar të gjithë.

Në një dalje për mediat vendase kreu i Federatës Çeke Petr Fousek, ka prekur temat e aktualitetit të futbollit që drejton teksa përqëndrimi kryesor ishte sfida me kryesuesit e Grupit E, Shqipërinë.

“Udhëtimi në Tiranë do të jetë vetëm për guximtarët. Dhe siç përmendi trajneri Jaroslav Silhavi së fundmi. Shqipëria po përjeton eufori futbolli.

Ata kishin 300,000 kërkesa për bileta, serveri i tyre u rrëzua tre herë kur filluan të shisnin biletat. Pak kohë më parë u ula me presidentin e Federatës së tyre. Biletat tani ishte detyra e tij thelbësore,” tha ndër të tjera presidenti i Federates Çeke njëherazi anëtar i KE të UEFA-s./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!