Barça lojë fëmijësh me Betis, Napoli pa shkëlqim

Fitore me ‘manita’ për Barcelonën në javën e pestë të La Liga-s spanjolle. Katalanasit mposhtën Real Betis në shifrat 5-0 me golat e Feliks, Levandovskit, Torres, Rafinjes dhe Kanselos duke kryesuar përkohësisht renditjen.

Surprizon Napoli në Serie A teksa siguron barazimin 2-2 në limite ndaj Xhenovas. Kampionët në fuqi u vunë mjaft në vështirësi duke mos mundur dot të dalin me 3 pikë nga kjo përballje, ndërsa vendasit i kënaqen barazimit.

Fitore minimale për Njukasëll Junajtid ndaj Brentford dhe e njëjtë ajo e Metz përballë Lens. Pa fitues sakaq u mbyll Bohum-Eintraht Frankfurt në Bundesligën gjermane.

Rezultatet:

Premier League:
Njukasëll Junajtid – Brentford 1-0

La Liga:
Barcelona – Real Betis 5-0

Serie A:
Xhenova – Napoli 2-2

Bundesliga:
Bohum – Eintraht Frankfurt 1-1

Ligue 1:
Lens – Metz 0-1/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!