Milan marshon në Olimpico, Dortmund ndalet sërish

Sara Gjidiaj

Rikthehet vëmendja te kampionatet kryesore të Europës që trokasin bashkë me fundjavën. Një sfidë e programuar në Premier League, aty ku Uest Hemit i mjaftoi 1 gol diferencë për të marrë 3 pikët përballë Luton Taun.

Sakaq, në La Liga Kadiz mposhti 3-1 Vijarealin me miqtë që u ndëshkuan shumë herët me të kuq, teksa vijon të luhet Almeria – Celta Vigo ku shifrat janë fiksuar 2-3.

Kryesfida e mbrëmjes ishte ajo e Serie A, Roma – Milan që dhuroi emocione deri në frymën e fundit. Kuqezinjtë e Piolit fituan 1-2 falë golave të Zhiru dhe Leaos edhe pse rrezikuan mjaft pas daljes me të kuq të Tomorit. Të vetmin gol për ekipin e Murinjos e shënoi Spinacola në shtesë.
Sfida tjetër mes Sasulos dhe Veronës u mbyll me fitoren e vendasve në shifrat 3-1.

Borusia Dormund zhgënjen sërish në Bundesligë teksa ndalet edhe nga Heidenheim në një barazim 2-2 dhe po barazim përfundoi sfida e vetme në Francë, Nantë – Marsejë.

Rezultatet:

Premier League:
Luton Taun – Uest Hem 1-2

La Liga:
Kadiz – Vijareal 3-1
Almeria – Celta Vigo 2-3

Serie A:
Sasuolo – Verona 3-1
Roma – Milan 1-2

Bundesliga:
Borusia Dortmund – Heidenhim 2-2

Ligue 1:
Nantë – Marsejë 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!