Juve starton si ‘Zonjë’, Barça vuan për pikët, Aston Vila fiton thellë në ‘Vilë’

Premier League dhe java e saj e dytë në lojë sot me dy sfidat e radhës. Fitore e thellë e Aston Vilës ndaj Everton dhe Uest Hem që konfirmon se Çelsi është sërish aty ku e mbylli sezonin e shkuar. Blutë e Londrës u mposhtën 3-1 dhe mbeten në kuotën e 1 pike.

Spanjë me vështirësi por Barcelona arriti të merrte fitoren e parë sezonale me Kadizin. Kur numëroheshin shumë pak minuta nga fundi Pedri dhe Torres firmosën fitoren e kuqebluve. Vjen 3-pikëshi i parë edhe për Xhironën, teksa Real Betis – Atletiko Madrid vijon e barabartë.

Spektakël edhe nga Italia ku Roma mundi të siguronte barazimin përballë Salernitanës për t’u kënaqur me 1 pikë në start, ndërsa Atalanta nisi me fitoren e pastër ndaj Sasuolos. Juventus e nis si ‘Zonjë e rëndë’,duke marrë pikët e plota me Udinezen. Përkundër bardhezinjëve dhe bergamaskëve, Lacio nuk ia doli të kalonte Leçen duke u befasuar nga përmbysja e çmendur e puljezëve në fund.

Bundesligë u ruajt trendi i golave të shumtë ardhur përmes spekataklit në këtë javë të parë. Fitorja 4-1 e Union Berlin përballë Mainz dhe triumfi minimal i Eintraht Frankfurt ndaj Darmshtat ishin sfidat e ditës së sotme.

Ndërkaq në kampionatin francez, Lilë mposhti Nantën, ndërsa sfida e mbrëmjes Lens – Rëne solli vetëm një barazim 1-1.

Rezultatet:

Premier League:
Aston Vila – Everton 4-0
Uest Hem – Çelsi 3-1

La Liga:
Xhirona – Getafe 3-0
Barcelona – Kadiz 2-0
Real Betis – Atletiko Madrid 0-0 (në kohë reale)

Serie A:
Roma – Salernitana 2-2
Sasuolo – Atalanta 0-2
Leçe – Lacio 2-1
Udineze – Juventus 0-3

Bundesliga:
Union Berlin – Mainz 4-1
Eintraht Frankfurt – Darmshtat 1-0

Ligue 1:
Lilë – Nantë 2-0
Le Havre – Brest 1-2
Lorient – Nicë 1-1
Reims – Klermont 2-0
Monako – Strasburg 3-0
Lens – Renë 1-1/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!