Dinamo dënon trazirat në Athinë: Jashtë vlerave dhe etikës tonë
Pas dhunës në mbrëmjen e së hënës në Athinë mes tifozëve të Dinamo Zagreb dhe atyre të AEK me pasojë një viktimë dhe shumë të plagosur, klubi kroat ka dalë me një kominkatë të gjatë:
Komunikata:
“GNK Dinamo dënon ashpër trazirat e ndodhura mbrëmë në Athinë, ku sipas raportimeve të policisë greke dhe mediave greke e kroate, tifozët tanë janë përfshirë në një incident me tifozët e klubit grek të futbollit AEK. Ngjarje të tilla nuk janë në përputhje me vlerat dhe etikën që ne i promovojmë si klub dhe komunitet”, thuhet në komunikatën e klubit nga Zagrebi.
Më tej klubi i famshëm kroat ecën:
“Si një organizatë sportive, jemi gjithmonë të përkushtuar për të promovuar lojën e ndershme, sportivitetin dhe një atmosferë pozitive në stadiume. Trazirat jo vetëm që kërcënojnë sigurinë e të gjithë të pranishmëve, por dëmtojnë edhe reputacionin e futbollit si një sport që bashkon njerëzit dhe kulturat.
Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për këtë incident.
Fatkeqësisht një person ka humbur jetën gjatë trazirave.
GNK Dinamo shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e të ndjerit. Edhe një herë kujtojmë dhe ftojmë të gjithë tifozët e Dinamos që të mos udhëtojnë në ndeshjen në Greqi, duke qenë se UEFA në marrëveshje me policinë vendosi që të dyja ndeshjet të luhen pa tifozë miq.
GNK Dinamo mbetet e përkushtuar për të krijuar një mjedis në të cilin dashuria për sportin shprehet në mënyrë pozitive, nëpërmjet bashkimit, respektit dhe bashkëpunimit.” mbyll deklarata e klubit të Dinamos nga zyrat e ‘Maksimir’.