Partizani fiton me…Mba

Conference League, kualifikuese:
Atletik D’Eskaldes – Partizani 0-1 (Mba 53′)

Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, për Partizanin ka nisur me fitore aventua Conference League. Ndeshja e parë e turit të dytë për kampionët e Shqipërisë përfundoi 0-1 përballë skuadrës nga Andorra, Atletik D’Eskaldes.

Të kuqtë dominuan dhe ishin nën kontroll të sfidës edhe pse goli i vetën i këtij dueli vonoi. Minuta e 53′-të solli ndryshimin e shifrave me Partizanin që kaloi në avantazh.

Ishte një gabim i portierit kundërshtar që u shfrytëzua siç duhet nga Mba i cili shtyu topin drejt rrjetës duke shënuar këtë gol të rëndësishëm për kualifikimin.

Të tjera raste të humbura nga ekipi i Zekiç por kryeqytetasit kthehen me një fitore dhe do duhet ta vulosin kapërcimin në turin e tretë më 1 gusht në 20:45./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!