Duka: Urime Tirana…

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka uruar Tiranën për fitoren dhe kualifikimin ndaj Dinamo Batum dhe ka shprehur keqardhje për eleminin e Egnatias dhe Vllaznisë në turin e parë të Conference League.

Kreu i futbollit shqiptar inkurajon dhe uron si Tiranën ashtu dhe Partizanin në turin e dytë të Ligës së Konferenceës.

Postimi i Dukës:

“Urime Tirana!

I shpreh vlerësimet e mija maksimale skuadrës së Tiranës për kualifikimin e arritur mbrëmjen e sotme ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit. Një sukses totalisht i merituar i skuadrës tonë që dhuroi një paraqitje të shkëlqyer ndaj një kundërshtari aspak të lehtë.

Keqardhje për Egnatian dhe Vllazninë që pavarësisht lojës shumë të mirë në ndeshjet e sotme nuk arritën të shfrytëzojnë mundësinë për të kaluar më tej. Ky duhet të jetë gjithashtu një moment reflektimi për klubet tona për të punuar me projekte afatgjatë me objektiva të rëndësishëm.

Dua t’i uroj suksese Partizanit dhe Tiranës në rrugëtimin e tyre në turin e dytë të Conference League. Me besim dhe impenjim maksimal mund të përballojnë denjësisht kundërshtarët e tyre”, shkruan kreu i FSHF-së në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!