Daja me Ballkanin në Razgrad, 7 duele sot në Champions
Në fushë dhe Karabak i Redon Xhixhës, autor i një goli në sfidën e parë.
Ballkani në fushë për të luajtur shanset e kualifikimit në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Nëse Partizani dhe Struga u eleminuan dje nga BATE Borisov dhe Zhalgiris, për skuadrën e Ilir Dajës, të favorizuar nga avantazhi i takimit të parë 2-0, përgjegjësia duket e dyfishtë.
Jo vetëm sigurimi i biletës çka do të përkthehej në skuadrën fituese e cila do të ndeshet më tej me fituesin e Olimpija Ljubjanë- Valemria (2-1 e para, e kthimit sot në 17:00), por dhe për të mbajtur lart moralin e skuadrave shqiptare në UEFA Champions League.
Ndërkohë, po sot, zhvillohen disa takime të tjera të Ligës së Kampionëve:
Ndeshjet e kthimit sot në Champions, raundi i parë:
Valmeria-Olimpija- Ljubjanë (1-2) 17:00
Ferencvarosh- KI Klasvilk (0-0)18:00
Karabak- Linkoln Red Imps 18:00 (2-1)
Dinamo Tbilis- Astana (1-1)18:00
Ludogorets- Ballkani (0-2)20:00
Hesperange-Slovan Bratislavë (1-1) 20:00
Larne- HJK Helsinki (0-1) 20:30
Në kllapa ndeshjet e vajtjes./Sportiim.al/