Nuk mjaftoi epërsia, BATE thyen Partizanin me dy gola

Champions League, kualifikuese:
BATE Borisov – Partizani 2-0 Malkeviç 72′, Shestiuk 90+12′ (3-1)

Ka përfunduar rrugëtimi Champions (pas Strugës po sot) edhe për ekipin kampion të Shqipërisë, Partizanin. Të kuqtë u eliminuan nga bjellorusët e BATE Borisov në kthim (Mezokovesd, Hungari, pa tifozë) pasi sfidën e parë e mbyllën në barazim 1-1.

Kryeqytetasit e nisën vrullshëm në sulm dhe dominuan takimin, duke krijuar në pjesën e parë 5 raste goli me Mba dhe dy të tjerë me Carën dhe Muratajin.

Një gafë e portierit Qirko ishte fare pak për të kërcënuar të kuqtë nga BATE e cila në të dytën u shfaq më e saktë në finalizim. Bjellorusët goditën në minutën e 72′-të me Malkeviç dhe në shtesë mbi shtesë me Shestiuk për 2-0 final.

Demat shpërdoruan mjaft raste edhe në të dytën ku më flagrantet ishin ai i Hadrojit dhe Muratajt kur ndeshja nuk ishte zhbllokuar ende, por dhe të Sotës dhe dy herë të Sembene në shtesë.

Kështu ekipi i Zekiç nuk ia doli mbanë në Ligën e Kampionëve teksa tani do të hedhë sytë nga Conference League aty ku i pret ekipi nga Andorra, Atletik D’Eskaldes (27 korrik). /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!