Zekiç: Dua karakter, energji dhe disiplinë

Pasditen e sotme trajneri i Partizanit Zoran Zekiç, doli para mediave në Hungari për të folur lidhur me sfidën e nesërme ndaj Bate Borisov për të kthimit të turit të parë të Ligës së Kampionëve.

Klubi e pasqyron në Facebook:

Pas barazimit 1–1 në ndeshjen e parë, si e konsideroni ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov?
E kam përmendur edhe në përfundim të ndeshjes së parë në Tiranë, që ky rezultat lë çdo gjë të hapur përsa i përket kualifikimit në raundin e dytë. Kemi luajtur vetëm aktin e parë. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje, duhet të kemi përqendrim maksimal dhe të fokusohemi të bëjmë ndeshjen tonë.

Tashmë e njihni kundërshtarin, sa janë shanset e Partizanit për kualifikim?
E theksova edhe më parë që nesër do të jetë krejtësisht një ndeshje tjetër. Ne duhet të bëjmë një ndeshje dhe një paraqitje akoma edhe më të mirë. Duhet të kemi më shumë karakter, më shumë energji dhe më shumë disiplinë.

Si është gjendja fizike e skuadrës?
Kemi disa probleme të vogla, asgjë problematike. Sot kemi edhe seancën e fundit dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Nesër besoj i gjithë grupi do të jetë i gatshëm.

Ndeshja nesër do te luhet pa tifozë, si e komentoni këtë fakt?
Nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë. Askush nuk e dëshiron që një ndeshje futbolli të luhet pa publik dhe për këtë më vjen shumë keq. Do të jetë një situatë e njëjtë si për ne ashtu edhe për Bate Borisov. Ne duhet të përgatitemi të luajmë edhe në situata të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!