Gafa/ Në vend të Buskets vihet foto e Arbeloa-s

Gafë e madhe e MLS në prezantimin e një prej yjeve të rinj të kampionatit, pikërisht Serxhio Buskuets. Përmes një postimi në Twitter, Liga e Amerikës së Veriut ka dashur të bëjë ‘lajm’ për mesfushorin katalanas duke nxjerrë në pah të gjithë trofetë e fituar.

Sa keq që lojtari i përjetësuar teksa puthte Botërorin nuk ishte ish mesfushori i Barçës por Alvaro Arbeloa. Duke kuptuar gabimin, administratori i faqes është korrigjuar:

“Adminit i duhen syze të reja” është komenti i një postimi të mëpasshëm, i cili tregon një ngjashmëri të vërtetë mes të parëve. Mbrojtësi i Real Madridit dhe mesfushori i ri i Inter Majemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!