Klose kritikon zgjedhjen e Milenkoviç-Saviç, herët për në Arabi

Miroslav Klose, ish-sulmues i Verderit, Bajernit, Lacios etj, tani trajner dhe komentator sportiv për Prime Video, komenton për Corriere dello Sport lamtumirën e Milinkoviç-Saviç nga Lacio në drejtim të Arabisë Saudite:

“Pashë ndoshta njëzet minuta të kampionatit arab. një ndeshje, nuk mund të them se çfarë niveli loje ka. Por shumë lojtarë po shkojnë atje edhe nga Italia. Unë mendoj se nëse jeni në fund të karrierës tuaj, si Benzema apo Cristiano Ronaldo për shembull, atëherë qëndron një zgjedhje e tillë.

Sa për Milinkoviç-Saviç, unë e shoh pak më ndryshe. Për mua ai nuk është në moshën e duhur për këtë hap. Do ta kisha parë më mirë në Angli ose Spanjë. Por është vendimi i tij dhe ne duhet ta pranojmë”, u shpreh ish sulmuesi i famshëm i kombëtares gjermane./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!