Shkëlqen Ballkani, Struga debuton me barazim

Skuadra e Ilir Dajës befason bullgarët e historisë në dalejt europiane. Struga prezantim dinjitoz në Lituani.

Sara Gjidiaj

Ka nisur rrugëtimi i Ligës së Kampionëve edhe për Strugën e Ballkanin. Maqedonasit me Duron në pankinë e Mazrekajn si titullar e mbyllën në barazim pa gola në transfertë përballë lituanezëve të Zhalgiris.

Me këtë rezultat gjithçka mbetet e hapur për duelin e kthimit, ndryshe nga Ballkani i Ilir Dajës që e ka nisur me këmbën e mbarë duke marrë një fitore të pastër në provën e parë ndaj Ludogorets.

Përballë bullgarëve shënuan Korenica dhe Zyba për një tjetër sukses të kampionëve të Kosovës në sfidat europiane. Kthimi do të jetë më i lehtë për Ballkanin por transferta bullgare duhet respektuar në maksimum pasi Ludogoretsit nuk i mungon eksperienca.

Champions League, kualifikuese:
Zhalgiris – Struga 0-0
Ballkani – Ludogorets 2-0

Urartu – Zrinjski Mostar 0-1
Linkoln Red – Karabak 1-2
Olimpija Lubjanë – Vlamiera 2-1
Rakov – Flora Talin 1-0
Hamrun Spartans – Makabi Haifa 0-4
Shamrok – Breidablik 0-1
KI Klasvik – Ferencvarosh 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!