Al Hilal zyrtarizon Zhezus, një vit kontratë

U fol prej ditësh por sot klubi i Arabisë Saudite Al Hilal ka bërë zyrtare firmën me trajnerin e eksperiencës së madhe, portugezin Horge Zhezus.

Fillimisht klubi i Arabisë Saudite, Al Hilal, i ka afruar një vit kontratë. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që 68 vjeçari drejton klubin e famshëm arab.

Gjatë vitit 2018/2019 Zhezus e ka drejtuar këtë klub duke fituar një King’s Cup dhe një AFC Champions League.

Te klubi është afruar dhe një futbollit i nivelit të lartë si Kalidou Kulibali i cili pas aventurës së gjatë te Napoli në Serie A ishte pjesë për një sezon te Çelsi./Foto:Twitter/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!