Mbrëmje sport…(teletekst)

Gara sprit e Formula 1 në Austri u fitua nga Maks Verstapen. Pas tij Red Bull-i tjetër i Serxho Perez ndërsa i treti Karlos Sainz me Ferrari. Nesër në orën 15:00 gara zyrtare për ‘Çmimin e Madh’.

Gromiko në të 38′ i dha fitoren sot BATE Borisov. Rivali Partizanit në Champions turi i parë mundi në udhëtim ekipin e renditur i dyti Neman Grodno 0-1.

Pas Rapid Bukuresht në skenë për sherbimet e Mirlind Dakut ka interes dhe nga Trabzanspor në Superligën turke. Osijek pret ta shesë me vlerë mjaft të lartë kosovarin 25 vjeçar.

Marselo Brozoviç përfundimisht i bashkohet Al Nasr në Arabi Saudite. Për Inter 17 milion euro ndërsa për kroatin tri vite kontratë.

Çesk Fabregas mbyll me futbollin në fushë. Spanjolli ishte pjesë e ekipit italian të Komos, ndërsa menjëherë ka nisur punën si trajner.

Për largimin e Fabregas reagon Mesi: “Ti i di mirë të gjitha gjërat e mira që ne mendojmë për ty dhe familjen tënde, Çesk. Ne do të kalojmë ende shumë momente së bashku, të duam dhe të dëshirojmë më të mirën në këtë fazë të re. Një përqafim të madh”.

Serie A ka zyrtarizuar datën e hedhjes së shortit për kalendarin e kampionatit 2023-24, i cili do të prezantohet më 5 korrik në orën 12:00.

Sezoni i ri do të nisë fundjavën e 20 gushtit dhe do të përfundojë më 26 maj 2024. Për kombëtaren do të ketë vetëm katër ndalesa: 10 shtator 2023, 15 tetor 2023, 19 nëntor 2023 dhe 24 mars 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!