Silvinjo shfaqet entuziast: Luajtëm shkëlqyer, skuadra mu bind

Tri pikët e para për Shqipërinë në fushatën kualifikuese ‘Euro 2024’ të Grupit E ndaj Moldavisë 2-0 në ‘Air Albania Stadium’, kanë entuziasmuar edhe teknikun Silvinjo.

Braziliani tha pas ndeshjes së dytë të tij në krye të Kuqezinjëve se skuadra ka luajtur me 100 km në orë dhe se futbollistët zbatuan me përpikëmëri detyrat në fushë.

Silvinjo:

“Mendoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin. Këtë iu kishim kërkuar, të hynin në fushë dhe të luanin me 100 kilometra në orë, dhe e bënë këtë.  

Ata kanë dhënë maksimumin, bënë gjithçka që i kisha kërkuar unë, bënë një ndeshje shumë të mirë.  

Moldavia luante me forca të shumta mbrapa, ishte shumë e vështirë për t’i çarë, me durim ia dolëm mbanë dhe ia arritëm qëllimit.  

Ndeshja tjetër është shumë shpejt, duhet të shikojmë me kujdes gjendjen e lojtarëve. Shumë shpejt do të analizojmë gjendjen e lojtarëve, për të krijuar një ide të qartë për Ishujt Faroe.  

Portieri Berisha?

Është situatë e vështirë se as Berisha as Strakosha nuk luajnë me klubet. Kur erdhën këtu ishin në situatë të barabarta, Berisha ishte ajo që na bindi më shumë gjatë përgatitjeve”, deklaroi Silvinjo për ‘TV Klan’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!