FFK mesazh tifozëve: Na duhet mbështetje

Kosova e Alen Zhires ka një finale këtë mbrëmje në 20:45 në “Fadil Vokrri”, ndërsa luan fatet e mëdha kualifikuese ndaj Rumanisë për Europianin e Gjermanisë parashikuar vitin tjetër. Një rivali direkt për njërën nga dy biletat e Grupit I.

Dardanët barazuan 1-1 ndeshjen hapëse në Izrael me vendasit ndërsa e pafalshme sfida e dytë teksa barazuan 1-1 me Andorrën në shtëpi. Grupi I kryesohet nga Zvicëra dhe Rumania me nga 6 pikë.

Në një postim të fundit në ‘Facebook’, FFK shpërndan mesazhe të qarta mbështeteje. Enkas për këtë takim ndaj Rumanisë.

Postimi i Federatës së Futbollit të Kosovës:

“Sot është dita për t’i dhënë zemër, forcë dhe energji Dardanëve tanë. Në ndeshjen kundër Rumanisë, ata do të luftojnë me zemër dhe pasion për fitore dhe për ta ndjekur ëndrrën e kualifikimit në Euro 2024.

Tani më shumë se kurrë Dardanëve tanë u duhet mbështetja e fuqishme nga tribunat, për të sjellë entuziazëm e motivim tek ta me këngë, brohoritje e duartrokitje të vazhdueshme”, shkruan FFK në profilin e saj zyrtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!