FFK shkarkon Alen Zhires
Fatale humbja e djeshme e Kosovës 2-1 ndaj Bjellorisisë në Budapest. Pas tri barazimëve të Dardanëve, sfida e humbur ndaj një kombëtarje modeste si Bjellorusia, ka shuar thuajse totalisht shpresat e Kosovës për të marrë një biletë nga Grupi I. I pari që ndëshkohet lidhet me trajnerin francez Alen Zhires të cilin Agim Ademi e ka shkarkuar.
Njoftimi i FFK-së
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2).
Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.
Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar.

