Shorti i UEFA Nations League për Femra/ Shqipëria njeh kundërshtarët në grupin B1

Kombëtarja A e vajzave është njohur mesditën e sotme me tre kundërshtarët që do të ketë përballë në Ligën e Kombeve. Shqipëria e trajnerit Armir Grima është shortuar në grupin B1, ku do të përballet me Irlandën, Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.

Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjet e kësaj faze do të nisin në muajin shtator dhe do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe ndeshjet përmbyllëse do të luhen në muajin dhjetor.

Sakaq, për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij kompeticioni të rëndësishëm, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit do të diskutojnë me homologët e tyre të grupit B1, për të vendosur kalendarin përfundimtar, që do t’i bëhet me dije mediave dhe opinionit publik menjëherë.

Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B.

Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në Ligën C./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!