Shehi para derbit me Dinamon: Tirana ka rritje, psikologjikisht jemi lart…

shehi 26....

Për Tiranën ka mbërritur derbi me Dinamon të cilën bardheblutë e luajnë si udhëtues në ‘Air Albania’ për llogari të javës së 32-të në Superiore. Para kësaj sfide delikate për Tiranën në program nesër në orën 19:00, sot trajneri i tyre Orges Shehi, foli para mediave:

Shehi:

“Unë mendoj që nga ana psikologjike skuadra është në gjendje të mirë edhe për shkak të rezultateve të fundit. Por kjo është gjithmonë një indicie për ta, për ta filluar ndeshjen ose për ta përgatitur. Por brenda ndeshjes ka shumë situata që shpresojmë nesër t’i interpretojmë ashtu siç duhet, që në fund të ditës të marrim atë që kërkojmë.

Në qoftë se çdo skuadre në botë, edhe skuadrat më të mira që janë në kontinentin tonë, po t’i heqësh agresivitetin, i bie çdo lloj produktiviteti. Kështu që do të vazhdojmë të jemi të vëmendshëm për të qenë agresiv, sepse agresiviteti na çon aty ku duhet. Qasja do të jetë e njëjtë, në çdo moment duhet vlerësuar situata.

Unë e thashë edhe pak më parë që vlerësimi dhe interpretimi siç duhet i situatave të veçanta do të jetë ajo që mund të na çojë drejt suksesit. Sepse mendojmë që situatat janë shumë të rëndësishme në mbarëvajtjen e ndeshjes, mund ta kthejnë në favor ose disfavor. Kështu që fokusin do ta vendosim te përqendrimi dhe patjetër pastaj që brenda ndeshjes ka shumë ndeshje në anën e lëvizjes së njerëzve ose ndryshimit të lojës.

Ndryshimet? Unë nuk dua ta ndaj në dy tablo para se të vija unë dhe kur jam unë. Unë mendoj që skuadra edhe në këto momente meritojnë komplimente të gjithë djemtë. Është rritur përgjegjshmëria, sepse javët ikin dhe për të marrë pikët zvogëlohet mundësia. Kështu që përgjegjshmëria dhe ajo që ne kemi ardhur në pikën e fundit të sezonit dhe tani merren gjithë frytet, kjo ka bërë që djemtë ta vlerësojnë më shumë çdo moment të lojës.

Kalendari ferri? Patjetër që në letër mund të duket më të vështira, por nga ana nga ana psikologjike mund të jetë edhe disi më favorizuese për ne. Sepse kur luan me skuadra që janë aty në fundin e tabelës, stresi është më i madh dhe ka dhe edhe gjë të mirë që skuadrat që ne përballemi kanë dhe ato objektivin e tyre. Kështu që kur dy skuadra janë brenda objektive dhe ndeshja bëhet më e luftuar dhe ndeshja bëhet më e barabartë në disa momente. Na mungojnë dhe pesë ndeshje, por nuk duhet të mendojmë për ndeshjet që vijnë pas kësaj, por duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme”

?>