Italia prek fundin, pas shtatë viteve asnjë ekip në gjysmëfinalet e UEFA-s
Sikur të mos mjaftonte eliminimi i tretë radhazi nga gara për Kupën e Botës; katastrofa e fundit në Ligën e Kampionëve, ku vetëm Atalanta arriti në raundin e 16-të (për t’u humbur në dy takime10-2 ndaj Bajern Mynih); rënia që rezultoi në renditje: si për klubet ashtu edhe për ekipet kombëtare, teksa të kaltërit tani janë vazhdimisht jashtë dhjetëshes së parë.
Ndërkaq eliminimi i Bolonjës dhe Fiorentinës dje nga gara europiane i paraqet futbollit italian një barrë krejt tjetër: asnjë ekip i Serie A nuk do të jetë në gjysmëfinalet e garave të Europës.
Kjo nuk ka ndodhur prej shtatë vitesh, dhe nëse vazhdon, rrezikon të bëhet normë. Nëse nuk zbatohen reforma të thella dhe të përshtatshme. Një president i ri i FIGC dhe një trajner i ri në krye të Italisë nuk do të jenë të mjaftueshëm.
