Superiore/ Java e 32-të përcaktuese për kreun dhe fundin, Dinamo- Tirana si…dikur
Do të luhet të shtunën dhe një sfidë e mbetur që ‘transferohet’ për ditën e diel. Abissnet Superiore nga nesër e impenjuar me javën e 32-të të saj.
Do të nisë në orën 16:00 me dy përballje ndërsa në orën 19:00 dy të tjerat me pikë kulmore derbin Dinamo- Tirana i programuar në “Air Albania Stadium”. Takimi Partizani- Bylis zhvillohet ditën e diel në orën 19:00.
Abissnet Superiore, java e 32:
Nesër e shtunë 18 prill 2026
16:00
Vora- Vllaznia
Egnatia- Flamurtari
19:00
Teuta-AF Elbasani
Dinamo Siti- Tirana
Të dielën:
Partizani- Bylis 19:00/Sportiim.al/
