Arsenal hedh poshtë sezonin, zgjohet Verona
Pesë përballje nga pesë kampionatet kryesore të Europës shoqëruan mbrëmjen e sotme. Rezultat interesant nga kampionati anglez ku Arsenali që dukej se kishte shtruar rrugën drejt titullit, ka humbur busullën.
“Topçinjtë” pësuan një tjetër dështim duke regjistruar një barazim të çmendur brenda 3 minutave ndaj Sauthemptonit të vendit të fundit. Diferenca me Sitin shkon 5 pikë por këta të fundit numërojnë 2 ndeshje më pak dhe kanë të gjitha shanset të parakalojnë Arsenalin.
Verona – Bolonja në Serie A përfundoi me fitoren e vendasve në shifrat 2-1, fitore kjo që i shërben shumë për mbijetesën. Ndërsa në La Liga u mbyllën 90 minuta pa gola në Espanjol – Kadiz.
Nuk ka fitues as në sfidën gjermane mes Augsburgut dhe Shtutgartit, por triumfues ka në Ligue 1 ku Parisi kaloi Anxhers me dygolëshin e Mbape dhe kryeson i qetë klasifikimin.
Rezultatet:
Premier League:
Arsenal – Sauthempton 3-3
La Liga:
Espanjol – Kadiz 0-0
Serie A:
Verona – Bolonja 2-1
Bundesliga:
Augsburg – Shtutgart 1-1
Ligue 1:
Anxhers – PSG 1-2