Morati “shkarkon”Inzagin, Laporta konferencë shtypi

Inter:

Masimo Morati, ish-presidenti i Interit, ka shprehur për ‘TMW Radio Sport’ atë që ndjen këto momente për ecurinë e dobët të zikaltërve. Ai shigjeton trajnerin Simone Inzagi që sipas tij duhet shkarkuar.

Ai tha: “Duke pasur parasysh rezultatet relative, për nga natyra, do të kisha bërë gabimin tim të zakonshëm: do të kisha shkarkuar Simone Inzaghin.

Real Madrid:

Florentino Perez nuk ndalet te ideja për të afruar në ‘Bernabeu’ sulmuesin norvegjez Erling Haland. Kjo pritet të vijë gjatë verës së vitit 2024 teksa një pikë në klauzolë e lejon tratativën.

Sezoni fantastik i sulmuesit të Sitit këtë edicion (47 gola në 40 ndeshje, 32 në kampionat), ka tunduar seriozisht klubin e bardhë nga Madridi.

Barcelona:

Ndërsa FC Barcelona ka disa javë që ka ngecur në aferën ‘Negreira’, Joan Laporta mbajti sot një konferencë për shtyp. Presidenti i Barçës ka denoncuar (sipas tij) fushatën e madhe të shpifjeve ndaj klubit të tij. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për të sulmuar Real Madridin, i cili ngriti një padi civile në këtë rast.

Blaugranët akuzohen për korrupsion në arbitrazh në aferën ‘Negreira’ Presidenti i Barçës beson se klubi i tij është viktimë në këtë histori./Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!