Lacio tri pikë Championsi, Shalke fundos Hertën
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2023/04/lacio-specia.jpg)
Dita e sotme riktheu vëmendjen te kampionatet më të rëndësishme të kontinentit euroian. Te elita e kontinentit luajtën 5 sfida dhe u regjistruan 16 gola.
Lacio mposhti pastër në transfertë Specian në shifrat 0-3 me Hysajn si titullar. Kryeqytetasit në ndjekje të Napolit kryesues, pozicionohen me një diferencë prej 8 pikësh nga Milani i vendit të tretë.
Sakaq, Kremoneze mori 3 pikë jetike përballë Empolit pas fitores në shifrat 1-0 falë një goli të Desers në minutën e katërt.
La Liga solli një sfidë të luftuar mes Rajo Vajekanos dhe Osasunës ndërsa vendasit triumfuan 2-1 dhe mund të ëndërrojnë garën për një vend në Europë.
Ndërkaq, 7 gola erdhën nga i vetmi takim i javës së 28-të të Bundesligës për ditën e sotme me Shalken që “copëtoi” Hertën e Berlinit duke e fundosur akoma më shumë këtë të fundit.
Një autogol i minutës së 88′-të vendosi fatet e ndeshjes Tuluzë – Lion ku ishin miqtë ata që siguruan 3 pikë pas fitores në shifrat 1-2.
Rezultatet:
Serie A:
Kremoneze – Empoli 1-0
Specia – Lacio 0-3
La Liga:
Rajo Vajekano – Osasuna 2-1
Bundesliga:
Shalke – Herta Berlin 5-2
Ligue 1:
Tuluzë – Lion 1-2/Sara Gjidiaj/