Laçi kalon Kastriotin në Vorë, Skënderbeu afrohet ndjeshëm me Superioren
Befasi e Luftëtarit në Fushë Krujë, fundi bëhët enigmatik.Zona play off mbetet e ndërlikuar deri në fund.
Kategoria e Parë në fazë vendimtare luajti sot javën e 30-të me të gjitha ndeshjet që startuan në orën 15:00. Skënderbeu kryesues vuajti goxha ndaj Burrelit por në fund një gol i Beshirajt (lojtari humbi edhe një penallti më herët) i dha tri pikët aq të domosdoshmë në këtë pikë të garës.
Nga ana e tij Laçi i vendit të dytë mori tri pikë në Vorë me Kastriotin pritës. Kurbinasit dominuan që në fillim dhe falë golave të Tresës (6′) dhe Bibos (25′) vendosën nën kontoll një duel rajonal mjaft të luftuar. Goli i Mecja (62′) për krutanët sherbeu për statistikë
Ndërkohë Pogradeci e kaloi shumë thjeshtë Kukësin me shifrat e thellë 5-1. Iliria- AF Luftëtari 1-2 Besa- Lushnja 0-0 dhe Korabi- Apolonia 0-0 mbyllën ndeshjet e këtij raundi.
Kështu me tri javë nga fundi Skënderbeu dhe Laçi janë shumë pranë rikthimit në Superiore. Të dyja skuadrat u rrëzuan edicionin e kaluar dhe vetëm pas një sezoni në inferiore duket se do të rikthehen sërish mes më të mirave..
Kategoria e Parë, java e 30-të:
Rezultatet:
Kastrioti- Laçi (në Vorë) 1-2
Pogradeci- Kukësi 5-1
Burreli- Skënderbeu 0-1
Besa- Lushnja 0-0
Korabi- Apolonia 0-0
Iliria- AF Luftëtari 1-2/ Sportiim.al/
