Selmani largohet nga Boluspor
Portieri kuqezi Gentian Selmani mbyll me skudrës e Boluspor. Aty ku së fundi kishte shok skuadre Dejvi Bregun. Ekipi i Ligës së Parë turke (niveli i dytë) ka njoftuar se portieri shqiptar dhe klubi kanë mbyllur bashkëpunimin.
Pas aventures me Menemenspor, 24 vjeçari kaloi në 2020-ën te klubi i Boluspor ndërsa disa dëmtime e larguan shumë kohë nga kuadrati.
Në kampionatin shqiptar, Selmani shkëlqeu te Laçi duke merituar edhe ftesën për në Kombëtaren U21. Më pas, fushëkrujasi u përfshi te Kombëtarja A.
Sakaq, ende nuk dihet destinacioni i tij i radhës pasi për portierin ka patur shpesh sirena nga Gjermania, Italia por dhe nga klube të Superligës turke. /Sportiim.al/