Presidenti i Sampdorias propozon Kupën ‘Viali’

Lana: Sampdoria, Juventus, Kremoneze dhe Çelsi të luajnë trofeun Viali…

Presidenti i Sampdorias, Marko Lana foli për Sky Sport pas vdekjes së Xhanluka Vialit: “Luka ishte një mik, një partner, një vëlla, një udhëzues për mua, si lojtar dhe si njeri. Këtë vit folëm shpesh, kërkova këshilla dhe opinione për rolin tim si president i Sampdorias, diçka që ai e ka ëndërruar gjithmonë…

Ai e ka pasur gjithmonë në zemër Sampdorian, ka dashur të dijë gjithçka për atë që po ndodhte. Ai ka qenë gjithmonë shumë pranë këtij klubi.

Një gjë që do të doja është të bëja një trofe me Chelsean, Juventus, Cremonese dhe Sampdoria në kujtim të tij, me të ardhurat për bamirësi. Do të doja ta bëja, për ta bërë diçka të pashlyeshme. Më pas do të shohim disa nisma të tjera në qytet”, tha ndër të tjera kreu i ‘Dorianëve’/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!