Shehi para Flamurtarit: Çdo ndeshje ‘fnale’, fokusi në fushë

shehi 26

Tirana u stërvit së fundi në “Selman Stërmasi”, ndërsa nesër në orën 19:00 luan ndeshjen e parë të javës së 30-të Abissnet Superiore si mike në Vlorë ndaj Flamurtarit. Para kësaj ndeshje trajneri Orges Shehi doli pasidten e sotme para mediave teksa ka deklaruar:

“Pauza e kombëtares mund të na ketë shërbyer deri diku edhe për rikuperimin e Xhixhës dhe Tabekut. Për arsye dëmtimi që ato kishin. Sa i përket ecurisë, kur ke një të mirë do që ta kesh ndeshjen sa më afër. Gjithmonë pauzat janë të programuara, dhe nuk mund të japësh definicionin e saktë nëse na ka ndihmuar apo dëmtuar.

Sa i përket ndeshjes me Flamurtarin, dihet që e rëndëishme për ne. Për pozicionin ku jemi, për një kundërshtar që kërkon të bëjë mirë. Janë dy skuadra me histori, që kanë historinë dhe fanellën. I kanë dhënë shumë futbollit shqiptar. Mendoj mund të jetë ndeshje e luftuar dhe e bukur për t’u parë.

Gjendja e skuadrës mendojmë që është e mirë, për atë që kanë bërë në stërvitje. Ne luanim të premten, për këto dy dëmtime nuk kërkonim që të bënim një miqësore. Mos të prishnim procesin stërvitor. Pjesa tjetër e skuadrës është gati për nesër.

Presioni është i pranishëm, si kur je poshtë dhe kur je lart. Ndoshta kur je poshtë, edhe për shkak të historisë që ka Tirana dhe fanellës, ndoshta e shton pak presionin sepse nuk është mësuar në ato pozicione. Por duhet të jemi me kokën e qetë dhe me idenë që çdo ndeshje është finale, duke filluar që nesër.

Është moment i rëndësishëm, edhe për shkak të vazhdimësisë. Vijmë pas një vazhdimësie të mirë, kemi luajtur dy ndeshjet e fundit përballë dy kundërshtarëve që i kemi rivalë direkt në renditje. Në pozicionin që jemi, lufta më e madhe ose përballjet direkte tregojnë shumë. Është moment i rëndësishëm, por jo më vendimtar. Vendimtare janë të gjitha ndeshjet, por duhet t’i marrim një nga një.

Nuk do të fokusohemi kush mungon ose rikthehet. Do fokusohemi tek ajo çfarë duam të bëjmë në fushë, çfarë kërkojmë për vazhdimësinë dhe marrjen e maksimumit nga çdo ndeshje.Kanë mbetur vetëm shtatë finale. Një nga ato është nesër, shpresojmë që të marrim më të mirën e mundshme nesër”/Sportiim.al/

?>