Dinamo pa rival, Marku tre gola lezhjanëve

Java e 5-të, Kategori e Parë:

Në “Selman Stërmasi”/ Dinamo- Besëlidhja 4-0

Futbollisti pukjan Taulant Marku i cili nga Korabi kaloi këtë verë te Dinamo, arrin të shënojë tre gola sot në ‘Selman Stërmasi’. Dinamo- Besëlidhja ishte ndeshja e fundit e javës së pestë në Kategori të Parë e cila u luajt me fillim orën 12:30 dhe u mbyll 4-0.

Golat u shënuan në minutat 39′, 42′ dhe 72′ nga sulmuesi Marku dhe në minutën e 90′ nga Ersil Ymeri.

Pas kësaj fitorjeje skuadra blu e kryeqytetit e drejtuar nga Nevil Dede ngjitet e vetme në krye të klasifikimit me 11 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!